Kosova rrezikon të humbë rreth 400 milionë euro për shkak të korrupsionit

  • 31 August 2016 - 07:43
Kosova rrezikon të humbë rreth 400 milionë euro për shkak të korrupsionit

Një shoqëri investitorësh nga Hamburgu me këshilltarë të njohur gjermanë dhe amerikanë e ka paditur Kosovën, këtë vend të varfër. Vendimi i gjykatësve të arbitrazhit në Uashington do të tregojë se sa siguri gëzojnë investitorët në Kosovë, shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", e cila për këtë tragjedi kosovare i bën përgjegjës politikanët e korruptuar dhe menaxherët e paaftë të PTK-së. Së shpejti gjykatësit e arbitrazhit të Qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve që lidhen me investime me seli në Uashington do të vendosin për një rast, i cili brenda vetes përmban edhe barut politik. Në njërën anë është shoqëria investuese 'ACP Axos Capital', e cila vepron në Hamburg, në anën tjetër shteti i Kosovës. 'Axos Capital' e drejtuar nga specialisti i telekomunikimit Jan Budden së fundi ka kërkuar nga gjykatësit e arbitrazhit në Uashington të merret me rastin dhe po kërkon 390 milionë euro dëmshpërblim nga shteti i varfër i Kosovës, shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" (FAZ), shkruan gazeta Kosova Sot.

PTK-ja ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse e vendit të vogël

Konflikti ka shpërthyer pas rrëmujës disavjeçare mbi privatizimin e Postë?Telekomit të Kosovës (PTK), një perlë në fushën e ndërmarrjeve në Ballkan. Privatizimi i PTK?së ka dështuar dy herë. PTK-ja ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse e vendit të vogël, në vitin 2007 ajo kishte një qarkullim prej 200 milionë euro. Pikërisht për shkak se ishte ndërmarrje fitimprurëse PTK-ja, sipas gazetës gjermane, ajo ishte thellë e zhytur në varësi politike dhe në ekonominë e nepotizmit. Me vite të tëra kjo ndërmarrje me fitimet e saj ka mbështetur buxhetin e Kosovës, në tetë vitet e fundit PTK-ja ka mbushur arkën e buxhetit me rreth gjysmë miliardë euro. "Frankfurter Allgemeine Zeitung" thekson se figura të rëndësishme politike janë rehatuar duke marrë poste fitimprurëse në të gjitha nivelet e ndërmarrjes shtetërore. Po ashtu shumë ndërmarrje të afërta me partitë në rrethana enigmatike morën kontrata të leverdishme. Në prill të vitit 2013 'Axos' kishte fituar tenderin për privatizimin e PTK?së. Sipas "Frankfurter Allgemeine Zeitung" 'Axos' mund të duket firmë e parëndësishme, por në bordin e kësaj ndërmarrjeje gjenden personalitete të rëndësishme politike: ish?ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Volker Rühe, ish?këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit Hemlut Kohl, Horst Teltschik, ish?ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Burt, si dhe shumë menaxherë dhe investitorë nga sektori i telekomit...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)