11 të vdekur e 3 të zhdukur nga tajfuni në Japoni

  • 31 August 2016 - 17:54
 11 të vdekur e 3 të zhdukur nga tajfuni në Japoni

11 persona kanë humbën jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur, si pasojë e tajfunit që goditi veriperëndimin e Japonisë të martën.

Policia japoneze lajmëroi se 9 prej viktimave janë të moshuar, pjesë e një azili, ndërsa 2 të tjerë u gjetën pranë një lumi.

Sipas autoriteteve, më shumë se 400 mijë persona në veri të vendit janë lajmëruar të largohen nga zona, pasi rrezikohen nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa rreth 350 të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi 3 lumenj dolën nga shtrati.

Tajfuni Lionrock shkaktoi erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, për pasojë të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me trena u anuluan deri në përmirësimin e situatës.

Fuqia maksimale e erës ka shkuar deri në 108 km në orë, ndërsa në vende të caktuara kanë arritur deri në 162 km për orë. Sipas autoriteteve përmbytjet janë shkaku kryesor i vdekjeve.

Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona, ndërsa dëmet janë të shumta. Rajoni i Lwates, një prej më të goditurve nga tajfuni është ende në rindërtim pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit të vitit 2011.

(Kosova Sot)