Lekaj kujton masakrën e Abrisë se Epërme

  • 26 September 2016 - 15:39
Lekaj kujton masakrën e Abrisë se Epërme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka kujtuar 18 vjetorin e masakrës mbi familjen Deliu në Abri të Epërme.

Lekaj, i cili është edhe nënkryetar i AAK-së, nëpërmjet Facbookut, ka kërkuar qe momentet e kaluara në luftë duhet të na bëjnë që të mos harrojë çfarë rruge është kaluar për të ardhur deri të liria e Kosovës.

Postimi i plotë i Lekajt:

Sot 18 vjet më parë, ndodhi ajo që, për Serbinë në vitet e luftës (1998-99) ishte shndërruar në ideologji, masakrimi dhe dëbimi i shqiptarëve nga Kosova.

Në ketë datë, në Abri të Epërme ndodhi masakra mbi familjen Deliu, e kryer nga forcat ushtarake e paramilitare të Serbisë, duke mos kursyer askënd, as fëmijët, as gratë e pleqtë.

Sot, kur jemi gati dy dekada nga kjo ditë, që nuk është e vetmja për popullin Shqiptarë, kemi përballë vendin i cili jo vetëm që nuk e merr kurajën të kërkojë falje për atë çka ka shkaktuar ndër vite mbi Kosovën, e as nuk jep të dhëna për fatin e të zhdukurve, por vazhdon me të njëjtën logjikë të armiqësisë, ndaj Kosovës.

Këto momente duhet të na bëjnë që të mos harrojmë nga kaluam për të ardhur deri të liria e Kosovës.

Lavdi martirëve të Abrisë, dhe të gjithë Kosovës...!

(Kosova Sot)