Franca paralajmëron Rusinë dhe Iranin: Mjaft me lojëra të dyfishta në Siri!

  • 27 September 2016 - 15:16
Franca paralajmëron Rusinë dhe Iranin: Mjaft me lojëra të dyfishta në Siri!

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Marc Ayrault, i bëri thirrje sot Rusisë dhe Iranit që të ndërpresin lojën e dyfishtë në konfliktin sirian dhe të ndërpresin krimet e luftës së kryera nga Damasku.

“Mbështetësit e regjimit, Irani dhe mbi të gjitha Rusia, mund të ndalojnë dorën e Asadit. Ata duhet të ndërpresin lojën e tyre të dyfishtë”, deklaroi ai në një intervistë për të përditshmen franceze “Libération”.

Sipas tij, “Damasku përdori si pretekst incidentin më të vogël të armëpushimit të negociuar mes SHBA-së dhe Rusisë për të bombarduar egërsisht Alepon”.

“Regjimi kërkon qartësishtë që të rrëzojë këtë qytet martir. Dhe të largojë një pjesë të popullsisë që është kundër regjimit për ta zëvendësuar atë me një tjetër, që do t’i jetë besnike”, thekson shefi francez i diplomacisë.

(Kosova Sot)