Zyrtari i OKB-së: Aleppo është bërë si thertore

  • 21 October 2016 - 18:00
Zyrtari i OKB-së: Aleppo është bërë si thertore

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drajtat e Njeriut, Zeid Raad Al Hussein, e ka përshkruar qytetin sirian Aleppo si një thertore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një fjalim ai ka thënë se rrethimi dhe bombardimet në zonën e kontrolluar nga rebelët, janë krime të përmasave historike.

Vetëm në një muaj rreth 500 njerëz janë vrarë dhe 2000 janë lënduar, qysh kur forcat qeveritare të përkrahura nga ato ruse, kanë kryer sulme në këtë pjesë të Sirisë.

Ndërsa, qeveria siriane ka deklaruar se popullata civile po vuan për shkak të terroristëve.

(Kosova Sot)