Bulliqi demanton Thaçin: As unë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk kemi viza

  • 21 October 2016 - 18:26
Bulliqi demanton Thaçin: As unë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk kemi viza

Kundërshtari më i madh i versionit aktual të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga radhët e pozitës, Shpejtim Bulliqi ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Thaçi, i cili tash e disa herë ka deklaruar se penguesit e demarkacionit posedojnë viza për vete dhe familjaret e tij. Prandaj, po e kundërshtojnë demarkacionin.

Ai në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ ka thënë se presidenti duhet të përmbushë obligimet e tije kushtetuese dhe të mos dezinformoj opinionin publik kinse kundërshtuesit e demarkacionit posedojnë viza. Deputeti i LDK-së ka thënë se asnjë nga familjarët e tij nuk ka viza.

I gjithë kundërshtimi i tij, sipas Bulliqit është i ndërlidhur me obligimin moral dhe profesional qe ai ndjen për të mbrojtur integritetin territorial të vendit. Duke shtuar se as nuk ka kurrfarë agjende dhe nuk ka pronë në atë pjesë të kufirit, e cila po kontestohet më të madhe nga opozita.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për mundësinë qe kryeministri Mustafa t’i hakmerret për qëndrimin e tij për demarkacionin.

Poashtu Bulliqi tregon se çka do të ndodhtë, nëse LDK nuk e kandidon për deputet dhe në cilën parti do ta mund ta shihte veten.

(Kosova Sot)