Gjukanoviq: Serbia të informohet për arrestimet në Mal të Zi

  • 21 October 2016 - 19:50
Gjukanoviq: Serbia të informohet për arrestimet në Mal të Zi

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka theksuar sot  se organet shtetërore serbe duhet të informohen për njohuritë aktuale në lidhje me arrestimin e një grupi të shtetasve serbë që synonin të kryenin akte të veçanta të terrorizmit në Mal të Zi.

Gjukanoviq, në një deklaratë me shkrim për media, tha se ai nuk kishte asnjë informacion që Serbia kishte njohuri rreth asaj që ishte duke u përgatitur në Mal të Zi, dhe se duhet marr në konsideratë rëndësinë e arritjes së bashkëpunimit të plotë me autoritetet e Serbisë.

Gjukanoviq ka theksuar gjithashtu se autoritetet kompetente të sigurisë së Malit të Zi kanë informuar se të arrestuarit synonin akte specifike  terroriste , dhe se ishte veprim i planifikuar ku rrezikoheshin qytetarët, dhe siguria kombëtarë e shtetit.

“Ne ramë dakord gjatë bisedimeve që ishte shumë e rëndësishme për të informuar autoritetet kompetente kombëtare të shtetit fqinjë, jo për  ndonjë gjë tjetër, por sepse Serbia nuk kishte informacion në lidhje me atë që është duke u përgatitur në Mal të Zi”, ka thënë Gjukanoviq.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se ishte shumë e rëndësishme për të arritur bashkëpunim të plotë me institucionet kompetente në Serbi me qëllim  të siç tregon ai, t’i jepet fund këtij aktiviteti kriminal dhe terrorist i pasuksesshëm drejtuar kundër Malit të Zi.

“Ne mendojmë se do të ishte shumë e rëndësishme jo vetëm për të sqaruar këtë ngjarje të veçantë, por edhe sepse është një mesazh i qartë për grupet e mundshme kriminale dhe terroriste që vendi jonë dita ditës është edhe më u i fuqishëm për t’i mundur grupet e mundshme kriminale dhe terroriste. Po ashtu që është në gjendje edhe më të mirë sa i përket bashkëpunimit me ata të cilët dëshirojnë stabilitet në rajon, dhe në këtë mënyrë që të krijohet një politikë e frytshme dhe në mënyrë që të arrihen qëllimet e integrimit të plotë strategjik në strukturat evropiane”, ka përfunduar Gjukanoviq.

(Kosova Sot)