Kushtetuesja pezullon Vetting-un

  • 25 October 2016 - 13:12
Kushtetuesja pezullon Vetting-un

Gjykata Kushtetuese vendosi sot pro PD-së. Ajo ka marrë në shqyrtim dy kërkesat e demokratëve për të pezulluar ligjin e vetting-ut. Kështu ligji mbetet i ngrirë deri në daljen e vendimit përfundimtar nga kjo gjykatë.

Gjyqtarët e Kushtetueses kanë kërkuar që të marrin edhe mendimin e Komisionit të Venecias. Sipas Kushtetueses, Venecia duhet te shprehet nese kjo gjykate mund ta shqyrtojë këtë ligj duke qenë se gjyqtarët e saj preken nga ligji i vetting-ut.

Kërkesa e dytë e demokratëve, për të cilën gjykata nuk është shprehur ende është shpallja e këtij ligji si anti kushtetuese.

(Kosova Sot)