Korrupsioni e kap edhe shëndetësinë

  • 08 April 2016 - 18:11
Korrupsioni e kap edhe shëndetësinë

Menaxhimi i dobët e ka degraduar sistemin

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, që është 7 prilli, ekspertët shëndetësor kanë adresuar ankesa të ndryshme në drejtim të gjendjes së keqe që po vazhdon ta mbizotërojë në këtë sektor. Nga ky grup i ekspertëve, që përfaqësojnë partitë opozitare në vend, është vlerë- suar se shëndetësia po vazhdon të mbahet peng i grupeve të caktuara të interesit. Sipas tyre, derisa ka interesa, kemi të bëjmë me një menaxhim jo të mirë, me një shëndetësi që as pas shumë vjetësh menaxhim nga vendorët, nuk kemi sigurime shëndetë- sore, ndërsa pacientët udhëzohen për në klinikat private., raporton Gazeta Kosova Sot Online 

Dr.Talat Gjinolli thotë se imazhi i keq mbi shëndetësinë kosovare ka ardhur pikërisht nga mungesa e një menaxhimi të duhur."Me vite e kemi përsëritur dhe po e përsëris edhe tani se shkaktari kryesor i humbjes së besimit në institucionet publike shëndetësore është menaxhimi i keq në këto institucione", është shprehur Gjinolli, duke shtuar se menaxhimi i këtyre institucioneve është bërë nga MSH-ja. Prandaj, edhe përgjegjësia bie mbi këtë dikaster qeveritar. Shërbime e dobëta në institucione publike Duke e përshkruar si një gjendje jo të kënaqshme nëpër të cilën kalojnë shumica e pacientëve, sidomos ata të cilët nuk e kanë mundësinë financiare të mirë, apo nuk shfrytëzojnë lidhje të tjera, Gjinolli është shprehur se pacientët në fjalë hasin pikërisht në probleme si në mungesë të menaxhimit të mirë, zgjatje të kohës së diagnostikimit të sëmundjeve, zgjatje të kohës së trajtimit dhe rrjedhimisht shtohet kostoja direkte ( për xhepin e pacientit ) dhe indirekte me humbjen e aftësisë ekonomike ( punuese ) të personit të sëmurë, ka shpjeguar njohësi i çështjeve shëndetësore, Gjinolli. Ai ka pohuar se e gjithë kjo pakënaqësi ka të bëjë me shërbimet shëndetësore në Institucionet Publike Shëndetësore. Më tej ai ka shpjeguar se fatkeqësisht Qeveria aktuale, e ne kuadër të saj edhe MSH-ja, nuk kanë as vullnet, e as ide se si duhet tejkaluar kjo krizë në shëndetësinë kosovare. Grupet e interesit, pengesë e madhe Gjendja në shëndetësi kërkon intervenim të shpejtë, është shprehur edhe deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Time Kadriaj. Kjo e fundit ka thënë se shëndetësia nuk është duke ecur përpara pikërisht sepse ky sektor nga lufta e këndej është menaxhuar nga përzierje e interesave të mëdha."Unë mendoj se Qeveria është dashur të investojë më shumë në institucionet publike, në mënyrë që dallimi infrastrukturor mos të ketë ndryshime të mëdha", ka pohuar ajo, duke shtuar se shumica ekuadrit mjekësor janë kuadër ose profesionistë që njëkohësisht punojnë edhe në institucione publike, por edhe në institucione private. "Kjo do të thotë se shërbime më shumë kërkojnë në institucionet private për shërbimet që nuk kryhen në publik, duke u krijuar lista të gjata të pritjes për shërbime të ndryshme, i bënë qytetarët që të drejtohen në klinikat private",theksoi Kadriaj, duke potencuar se janë grupet e interesit ato që po pengojnë që të kemi një shëndetësi të mirëfilltë. "Kjo shihet nga problemet me tenderë, dhe derisa kjo Qeveri e korruptuar udhëheq, nuk ka shpresa për shëndetësi, e as për sektorët e tjerë", ka nënvizuar ajo.

Edhe dr. Jusuf Ulaj, nga VV-ja, është shprehur se korrupsioni nuk është duke u luftuar në këtë sektor. Ai ka thënë për "Kosova Sot "se deklaratat verbale se "kinse po angazhohen në luftimin ...." janë pa asnjë rezultat. .Në anën tjetër, edhe zyrtarë nga Organizata për mbrojtjen e pacientëve "PraK' në deklaratat e dhëna për gazetën, flasin për ankesat të cilat bëjnë për parregullsitë në shëndetësi. Besim Kodra, drejtor i kësaj organizate, ka bërë të ditur se Zyra e ankesave të Pacientëve, tani për tani është e vendosur vetëm në QKUK dhe në Spital të Përgjithshëm të Prizrenit, porse nga dy zyrat janë pranuar një numër i madh i ankesave lidhur me shërbimet shëndetësore të ofruara. Dita e Shëndetësisë shënohet me moton kundër diabetit MSH-ja dhe OBSH-ja -Zyra në Prishtinë, bashkë me Klinikën e Endokrinologjisë të QKUK-së dhe Shoqatën e diabetikëve të Prishtinës, kanë shënuar të enjten Ditën Botërore të Shëndetit, me një konferencë të përbashkët për media, që për temë kishte diabetin, me moton: "Bëhu aktiv-Lufto diabetin".

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se "promovimi i vlerave të shëndetësisë publike, i nevojave dhe obligimeve në funksion të ruajtjes së zhvillimit të shëndetit të qytetarëve, është obligim i institucioneve qeveritare, shëndetësore, arsimore të shoqërisë civile dhe të vetë qytetarëve". Ndërsa, shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla, tha se diabeti është në rritje kudo dhe tani më së shumti është i pranishëm në vendet në zhvillim. Dr. Iliriana Goranci, nga Klinika e Endokrinologjisë, ka treguar se sëmundja në fjalë në kohën e fundit është duke u përhapur në përmasa të gjera globale. Ajo tha se kjo klinikë ka trajtuar vitin që shkoi 800 pacientë, duke ofruar rreth 6000 vizita specialistike dhe sesione edukative për këtë sëmundje.  

(Kosova Sot)