Qytetarët austriakë kërkojnë largimin nga BE-ja

  • 02 July 2015 - 22:34
Qytetarët austriakë kërkojnë largimin nga BE-ja

261.159 austriakë kanë nënshkruar në peticionin për largimin e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian

Nismëtarët e peticionit për daljen e Austrisë nga Bashkimi Evropian arritën në qëllimin që kërkesën e tyre t’ia dorëzojnë Parlamentit, shkruajnë mediet austriake.

Me këtë mbështetje peticioni gjendet në vendin e 23-të, nga gjithsej 38 denoncimet e qytetarëve të mbajtura deri tani, transmeton albinfo.

Parlamenti, sipas ligjit, do të duhet të merret me kërkesën e iniciatorit të peticionit. Kërkesa kryesore e nismëtarëve të peticionit është se Parlamenti duhet të sjellë vendim për daljen e Austrisë nga BE-ja, pasi do të mbahet referendumi.