U keqpërdorën veturat zyrtare, Yagcilar pranon të gjeturat e Auditorit

  • 07 July 2015 - 11:55
U keqpërdorën veturat zyrtare, Yagcilar pranon të gjeturat e Auditorit

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pranuar gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare.

Yagxhilar ka thënë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike se raporti përmban të dhëna të sakta për përdorimin e veturave zyrtare për vitin 2014, transmeton "Kosova Sot ONLINE".

“Menaxhimi i automjeteve nuk është çështje e lehtë. S’ka pasur një analizë të mirëfilltë të mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve zyrtare. Ne si MAP kemi zvogëluar koston e shpenzimeve në lidhje me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve. MAP në vitin 2011-të ka shpenzuar 45.720 euro, për vitin 2012-të 39 mijë e20 euro, dhe për vitin 2013-të ka shpenzuar 31 mijë e 757 euro, ka ndodhur një zvogëlim por prarp ka pasur mangësi në menaxhimin.

Sa i perket çesthjes per pjeset e riparaura dhe te nderruara, MAP mban evidencën dhe posedon të dhënat për pjeset e ndërruara dhe të riparuara”.

“Menaxhimi i autmjeteve nuk është çështje e lehtë. Ka vështirësi dhe nevojitet që të bëhet identifikimi, nuk ësht ë konstatim vetëm p ër MAP por të gjitha institucionet.

“Janë lloj lloj autmjete në treg dhe prejt vitit në vit ndërriohet cmimi p ër nj ësi dhe ësht ë v ështir ë k ëto ç ështje t ë evidentohen

“Këtë çështje nuk mundet me rregullu vetëm nga një institucion, duhet të krijohet një ekip në nivelin institucion dhe qeveritar të kemi njëdatabazë të gjithë nevojave”

“Çdo institucion nuk duhet të bëj tenderime për automjete”

“Çmimet e tregut varen edhe prej raporteve dhe valutave te ndryshme”.

“Ne pranojme dhe besojmë se do të veprojme sipas rekomandimeve nga Auditori I Përgjithshëm sa i përket mirëmbajtjeve të veturave dhe ka nevojë të bëhet reforma në këtë rast

 “Duhet ta krijojmë një çasje ndryshe sa i përket tenderimit dhe mirëmbajtjeve të autmjeteve. Ndoshta në të ardhmen është mire të shikohet që pëmres lizingut të bëhet angazhimi i autmjeteve, sepse në disa isntitucuinbe mështrenjtë del mirëmbajtja e autmjeteve”.

“Me vjetërsinë e autmjeteve rriten shepnzimet. Tash janë në një faze disa autmjete kur kanë kaluar amortizimin dhe ato mjete në një mënyrë duhet të largohen apo duhet të shitenh përmes tenderit public në mënyrë që të mos bëhen shpenzime. Nese vazhdo trendi i përdorimit të veturave të vjetra shpenzimet jo që do të ulen por ato do të rriten”, ka deklaruar Yagcilar.

E GJETURA E AUDITORIT PËR PËRDORIMIN E VETURAVE

Image


(KOSOVA SOT)