Badallaj: Krimi ekonomik po lulëzon

  • 17 August 2017 - 14:20
Badallaj: Krimi ekonomik po lulëzon

Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për "Kosova Sot" se nuk ka fije dyshimi se në Kosovë është duke lulëzuar krimi ekonomik. "Kriminelët janë në majat e larta të shtetit, në bandat politike dhe të gjithë këta hajdutë dhe kriminelë, që veprojnë në dëm të Kosovës, janë të lidhur shumë ngushtë me sistemin gjyqësor të Kosovës. Dhe, se të gjithë këta e ndajnë pazarin bashkë", u shpreh ai. "Banditët që janë figurat e larta të bandave politike janë drejtuesit e këtij krimi dhe kanë në kontroll të rreptë dhe në syrin vëzhgues çdo gjë.Tashmë të pyesësh edhe një qytetar të rëndomtë po thonë:" Naftën e kanë këta,lojërat e fatit i kanë këta,shitjen e tokave të shtetit i kanë këta,ekonominë e drejtojnë këta hajna", u shpreh ai. "Këta kanë nën kontroll hajninë se si pasurohen ilegalisht,pa djersë dhe të gjitha paratë e pista i plasojnë në bankat e huaja. Sepse, sa e sa miliarda kanë vjedhur dhe e kanë dëmtuar shtetin këta hajna dhe banditë që nga pas lufta. Ngase, ata për 18 vjet e kanë vjedhur pa pushuar shtetin dhe këta hajna kanë treguar pa i pyetur kush. Nëntoka kriminale e udhëhequr nga këta kryebanditë janë duke bërë kërdi, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit", theksoi analisti Badallaj-Zhuriani. 

(Kosova Sot)