< Rrokadë në Prokurori, këta janë emrat që transferohen - Lajme - Kosova Sot
Rrokadė nė Prokurori, kėta janė emrat qė transferohen

Rrokadė nė Prokurori, kėta janė emrat qė transferohen

Mbledhja e sotme e Këshillit të Prokurorisë i propozon kryprokurorit Adriatik Llalla disa lëvizje në radhët e prokurorive të vendit.

Kështu Ramadan Troci, prokurori që arrestoi ish guvernatorin Fullani është rikthyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vend të tij në Vlorë shkon Ardian Ylli.

Ky i fundit deri më tani ka qenë prokuror në Fier. Granit Shahu nga Shkodra transferohet prokurori në Tiranë. Anton Martini lë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të shkuar në prokurorinë e Shkodrës.

Ndërkohë që në krye të Prokurorisë së Fierit komandohet Pali Decolli.  Pritet vetëm firma e Adriatik Llallës për zyrtarizimin e këtyre lëvizjeve.

(Kosova Sot)

11 orë e 27 minuta më parë