PDK për procesin zgjedhor, ka një kërkesë për qytetarët

  • 19 November 2017 - 13:32
PDK për procesin zgjedhor, ka një kërkesë për qytetarët

Anëtarja e PDK-së, Blerta Deliu, ka vlerësuar pozitivisht procesin e deritanishëm zgjedhor, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sipas informatave, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Ne ftojmë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për kandidatët më të mirë. Si PDK jemi të bindur se qytetarët do të dinë të votojnë kandidatët më të mirë për secilën komunë”, ka thënë Deliu në një konferencë për media.

 (Kosova Sot)