Kelmendi: Dy qytetet, Prishtina dhe Prizreni, tregojnë për një garë shumë të balancuar

  • 21 November 2017 - 12:53
Kelmendi: Dy qytetet, Prishtina dhe Prizreni, tregojnë për një garë shumë të balancuar

Analisti Jeton Kelmendi konstaton se tani ka një rezultat interesant, ku partitë kanë një shtrirje shumë të përzier, që do të thotë se nuk kanë mbetur më shumë bastione, gjë që është për t'u vlerësuar.

"Realisht, kjo ndikon në përmirësimin e punës, sepse do t'i humbin zgjedhjet nëse nuk punojnë mirë. Këtu ka pasur një avantazh tek partitë që po qeverisin aktualisht në nivelin qendror, sepse kanë shkuar me ministra e me premtime të mëdha, por edhe kjo diku ka funksionuar e diku jo", potencoi Kelmendi. 

(Kosova Sot)