Panariti nxjerr blof qeverinë me buxhetin për bujqësinë

  • 21 November 2017 - 18:26
Panariti nxjerr blof qeverinë me buxhetin për bujqësinë

Në lidhje me buxhetin e ri të ministrisë së Bujqësisë ka reaguar ish-ministri Edmond Panariti.

Ai kundërshton shifrat e paraqitura nga qeveria, në lidhje me buxhetin e bujqësisë për vitin 2018, duke shkruar se rritja është me 8 dhe jo 15%.

“Cilen duhet te besojme, bujqesine e propagandes apo te shifrave kokeforta te buxhetit ?!!

Ju ftoj te merrni lapsin dhe te beni nje ushtrim te thjesht aritmetik.

Bujqesia e vitit qe po mbyllet pati ne dispozicion 10 miliard e 171 milion leke ndersa Bujqesia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliard e 944 milion leke.

Sa eshte rritja ne perqindje krahasuar me nje vit me pare? Aritmetike e thjeshte, rritje vetem me 8% dhe jo me 15% sic e do dhe e shpall bujqësia e propagandes.

Nderkohe qe ky sektor vetem kete vit futi ne prodhimin e pergjitheshem te vendit, plot 25 miliard leke me shume se nje vit me pare. E kuptoni se ku jemi?”, shkruan Panariti.

 (Kosova Sot)