Për shkak të ngadalësimit të rrotacionit, tërmetet mund të mbysin miliona njerëz

  • 21 November 2017 - 20:17
Për shkak të ngadalësimit të rrotacionit, tërmetet mund të mbysin miliona njerëz

Shkencëtarët thonë se, vitin e ardhshëm mund të goditemi nga 20 tërmete të tilla, ku ata me intensitetin më të lartë pritet që të paraqiten në regjionet tropikale, ku jetojnë rreth një miliard njerëz.

Shkencëtarët thonë se, për shkak të ngadalësimit të rrotacionit të Tokës, vitin e ardhshëm mund të paraqiten disa tërmete shkatërrimtare. Ata thonë se sivjet kaluam lehtë, pasi patëm vetëm gjashtë tërmete të rënda. Vitin e ardhshëm mund të goditemi nga 20 tërmete të tilla, ku ata me intensitetin më të lartë pritet që të paraqiten në regjionet tropikale, ku jetojnë rreth një miliard njerëz.

Lirohet sasi e madhe e energjisë nëntokësore Ndryshimet e vogla në shpejtësinë e rrotacionit të planetit tonë, do të shkaktojnë një aktivitet të madh sizmik duke liruar sasi të mëdha të energjisë nëntokësore, thonë ekspertët, edhe pse ky pretendim i tyre është hedhur poshtë nga një grup shkencëtarësh të tjerë. Rrotacioni i Tokës është ngadalësuar për shkak të forcave të baticës midis Tokës dhe Hënës.

Hëna ushtron forcë të kundërt Ana e Tokës që është më afër Hënës e ndjen këtë tërheqje më së shumti, derisa ana më e largët nga Hëna, e ndjen këtë gravitacion më pak. Ky ndryshim në tërheqjen gravitacionale e tërheq (ngreh) Tokën, duke shkaktuar fryrjet baticore. Këto fryrje e tërheqin, apo shtyjnë Hënën në raport me Tokën për rreth 4 cm në vit. Hëna ushtron forcë të kundërt ndaj tyre, duke i tërhequr nga vetja, gjë që krijon fërkim dhe ngadalësim të rrotacionit të Tokës. Kjo ka bërë që gjatësia mesatar e ditës të zgjatet çdo vit midis të 15 miliontën pjesë deri në të 25 miliontën pjesë të sekondës. Shkencëtarët nga Universiteti i Kolodados në Boulder dhe të Universitetit të Montanës, thonë se edhe luhatjet prej 1 milisekonde mund ta rrisin aktivitetin sizmik.

(Kosova Sot)