PDK, nuk e pranon rezultatin edhe në këtë komunë

  • 24 November 2017 - 12:52
PDK, nuk e pranon rezultatin edhe në këtë komunë

Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i pranoj rezultet e zgjedhjeve në Komunën e Rahovecit, ku fitues del të jetë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi.

Ndonëse PDK dhe AAK janë në bashkëqeverisje në nivel qendror, dega e PDK-së në Rahovec ka njoftuar se në asnjë mënyrë nuk do ta pranoj rezultatin zgjedhor.

Kjo degë e PDK-së ka numëruar disa nga arsyet, pse kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së:

Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit

Me 23 Nëntor 2017 me fillim në ora 16:00, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt në të cilën ka shqyrtuar pikën, “Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit”. Pas përfundimit të diskutimit dhe analizave Kryesia e Degës, me vota unanime ka marrë vendim; nuk pajtohet me rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.

Arsyet e mos pranimit të rezultateve janë:

-Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit,

-Kondrabandimi i votave të votuesve,

-Deformimi i vullnetit të votuesit,

-Manipulimi i votave të pavlefshme,

-Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.

Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzoj të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.

(Kosova Sot)