Dëmshpërblehet me 32 milionë dollarë familja Kurtaj (Foto)

  • 30 July 2015 - 22:59
Dëmshpërblehet me 32 milionë dollarë familja Kurtaj (Foto)

Familja e Ramadan Kurtaj, i cili vdiq në vendin e tij të punës në New York në vitin 2008, është shpërblyer me 32 milionë dollarë, raporton KTV.

Vendimin e ka marrë sot një juri në Manhattan, e cila e ka gjetur fajtore për neglizhencë kompaninë ku punonte kosovari dhe viktima tjetër Donald Leo. Familjes së amerikanit i kanë takuar 15 milionë dollarë.

Ky ishte shqyrtimi më i gjatë në historinë e Gjykatës Supreme në New York. Gjykata vendosi që kompania e vinçave e James Lomma ishte 61 % fajtore për vdekjet.

Ai u lirua nga akuzat kriminale, por tani detyrohet që familjeve të viktimave t’u japë dëmshpërblim për stresin emocional në vlerë totale gati 50 milionë dollarë.

Ramadan Kurtaj, 27 vjeçar nga Peja, dhe Donald Leo 30 vjeçar vdiqën në maj 2008 kur një vinç u prishë në kohën që ata po punonin me të.