A mundet një robot ta sjellë paqen në botë?

  • 03 December 2017 - 19:41
A mundet një robot ta sjellë paqen në botë?

Politikani virtual aktualisht komunikon me përdoruesit me anë të "Facebook Messenger”.

S ikur të mos na mjaftonin këta politikanët tradicionalë, njerëz, në Zelandë të Re planifikohet që të paraqitet një politikan virtual, robot, i quajtur "Sam". Ky robot tani mund të thuhet se ka filluar kampanjën parazgjedhore, meqë thotë se do t'i prezantojë të gjithë banorët e Zelandës së Re, pa paragjykime, derisa merr vendime. Personi i cili e ka bërë robotin Sam, thotë se ai do të jetë i gatshëm që të garojë në zgjedhjet e vitit 2020. Sam u bë nga Nick Gerritsen, i cili veten e quan sipërmarrës me ndikim dhe vjen nga Marlborou, Zelandë e Re.

Roboti merr vendime pa paragjykime, në të mirë të të gjithëve

 Politikani virtual aktualisht komunikon me përdoruesit me anë të "Facebook Messenger". Këto kontakte ia mundësojnë atij që të mësojë gjëra të reja. Në ueb sajtin e tij, Sam thotë: 'Si politikan virtual që jam, nuk jam i kufizuar nga shqetësimet e kohës, apo hapësirës. Mund të bisedoni me mua kudo dhe kurdo". Për më tepër, ky robot thotë se merr vendime pa paragjykime, në të mirë të të gjithëve. Ai thotë se vendimet i merr duke u bazuar te faktet dhe opinionet, pa gënjyer apo keqinterpretuar faktet nga ana e tij. Me kalimin e kohës, ky robot do të pësojë ndryshime, meqë do të mësojë rreth çështjeve që kanë më së shumti rëndësi për njeriun.

Roboti aktualisht mund të përgjigjet vetëm në disa pyetje të përgatitura

Sam shton: 'Ka një zbrazëtirë midis asaj që duan banorët e Zelandës së re; midis asaj që premtojnë politikanët dhe asaj se çka arrijnë politikat e propozuara nga ta. Roboti aktualisht mund të përgjigjet vetëm në disa pyetje të përgatitura më parë. Psh, ai mund të diskutojë rreth partive politike, strehimit dhe ndryshimeve klimatike. Gerritsen shpreson se, deri në vitin 2020, kur Zelanda e Re të mbajë zgjedhjet e saj të përgjithshme, Sam do të ketë përparuar aq sa të garojë për post.

(Kosova Sot)