Opozita kundërshton fuqishëm Specialen / Konjufca: Thaçi po i kërcënon deputetët e tij

  • 31 July 2015 - 13:34
Opozita kundërshton fuqishëm Specialen / Konjufca: Thaçi po i kërcënon deputetët e tij

Partitë opozitare kanë kundërshtuar riprocedimin e amandamenteve kushtetuese për Gjykatën Specialen, duke e qujtur veprim antidemokratik edhe pse një gjë të tillë e mohon pozita. 

Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes "Vetëvendosje" ka deklaruar se riprocedimi i këtyre amendamenteve është veprim antidemokratik dhe i paprecedent. "Në vend që Qeveria të reflektoj ajo tash shkon edhe një hap tutje dhe merr një veprim më antidemomratik se herën e parë dhe pikë e presje pa asnjë ndryshim e ka riproceduar në Kuvend dhe kjo është e paprecedent në botë. Nëse ndodh kjo atëherë e legjitimojmë anarkinë në Kosovë”, tha ai.
Konjufca ka thënë se deputetët e PDK-së po shantazhohen nga liderët e partisë së tyre, për ta votuar Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se Hashim Thaçi po i kërcënon deputetët e tij se nuk do t'i fusë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk e votojnë formimin e Gjykatës Speciale.

Edhe shefja e Grupit Parlamentarë të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi, ka deklaruar se nëse riprocedohen këto amendamente Kuvendi vdes. "Nëse procedohet kjo është vdekje për Kuvendin. Po e mbyllim Kuvendin edhe ta lëmë vetëm Qeverinë, por kjo nuk është demokraci”, tha Kadaj - Bujupi.

Kurse, kryetarja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka pohuar se riprocedimi i këtyre amendamenteve është shkelje e vendimit të sovranit. "Kjo për neve është e papranueshme. Ju bëjë thirrje mos ta riprocedoni dhe mos të jetë pjesë e seancës së ardhshme sepse nëse riprocedohet nuk do të ketë demokraci parlamentare”, tha ajo.

(Kosova Sot)