Aksident horror në Britani (Foto)

  • 31 July 2015 - 19:05
Aksident horror në Britani (Foto)

Të paktën tre vetë mund të kenë humbur jetën dhe katër të tjerë mund të jenë plagosur, si pasojë e një aksidenti tragjik, ku një avion u përplas me një magazinë automjetesh.

Avioni privat u rrëzua në pistën e “Aeroportit Blackbushe” në kufi me Hempshajërin. Sipas dëshmitarëve, ai ra mbi Ankandin e Makinave Britanike dhe shtypi mbi 15 makina. Stafi u evakuua, ndërsa në vendngjarje mbërritën shtatë ambulanca dhe një helikopter, përcjell Shekulli.

Fotot dhe videot e siguruara nga mediet ndërkombëtare dhe ato të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kaosin e shkaktuar nga përplasja dhe një shtëllungë të zezë tymi, e cila ka dalë nga magazina e makinave.