Zyrtare: Familja e Osama Bin Ladenit vdes nga rrëzimi i avionit

  • 01 August 2015 - 11:37
Zyrtare: Familja e Osama Bin Ladenit vdes nga rrëzimi i avionit

Anëtarët e familjes së udhëheqësit të Al-Kidës, Osama bin Laden kanë vdekur në një aksident ku një aeroplan është përplasur në jug të Anglisë, ka thënë ambasadori saudit, por nuk e ka bërë të ditur indentietin e viktimave.

Princi Mohammad Bin Nawaf Bin Abdel-Aziz, dhe ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e pasur të Bin Landen-it, e cila zotëron një kompani të madhe ndërtimi në Arabinë Saudite, njofton Associated Press, transmeton Indeksonline.

“Ambasada do të shikojë rrethanat e incidentit së bashku me autoritet britanike dhe do të punojmë për përshpejtimin e dorëzimit të trupave të viktimave në Mbretëri për lutje dhe varrim”, ka thënë ambasadori në një deklaratë, të postuar nga ambasada të premten në orët e vona.

Policia thotë se katër persona, një pilot dhe tre pasagjerë vdiqën kur një avion ekzekutiv u rrëzua në një parking dhe shpërtheu në flakë derisa ishte duke bërë përpjekje për tu ulur në një aeroport në jug të Anglisë të premten pasdite. Aeroplani kishte fluturuar nga Aeroporti Malpensa në Milano.

Nga rënia e avionit askush nuk është lënduar në tokë. Aeroporti Blackbushe ka thënë se aeroplani i tipit Embraer Phenom 300 është rrëzuar në fund të autostradës përderisa po mundohej të ateronte rreth 65 km në juglindje të Londrës, në aeroportin që përdoret për avionët privat.

Andrew Thomas i ka thënë BBC se "avioni u rrëzua mbi veturat dhe eksplodoi menjëherë". Ai tha se ka parë avionin dhe disa vetura që kanë marrë zjarr, transmeton Indeksonline.

Një zyrtar saudit ka thënë se avioni është prone e një sauditi por nuk ka përmendur familjen e Bin Ladenit.
Familja Bin Laden nuk ka qenë n kontakt me Osaman prej 1994 pasi Arabia Saudite ja morri atij nënshtetësinë për shkak të aktivitetit të tij militant. Lideri i Al-Kaides u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan me 2011.

Familja e tij është shumë e pasur dhe e madhe. Babi i Osama bin Ladenit ishte një miliarder dhe kishte më shumë se 50 fëmijë. Ai themeloi Grupin Binladen një konglomerat ndërtimor që ka ndërtuar ndërtesa të mëdha në gjithë mbretërinë sunite