Maloku: Është shqetësuese ajo që ka deklaruar një personalitet politik me nam ndër shqiptarët, si është Pandeli Majko

  • 09 January 2018 - 16:04
Maloku: Është shqetësuese ajo që ka deklaruar një personalitet politik me nam ndër shqiptarët, si është Pandeli Majko

Afaristi Ramadan Maloku tha për "Kosova Sot", se vërtet është shqetësuese ajo që ka deklaruar një personalitet politik me nam ndër shqiptarët, si është Pandeli Majko, për ndikimin e bizneseve kriminale në të dyja anët e shteteve shqiptare . "Kjo ndryshe nuk mund të quhet veçse një krimi i organizuar dhe korrupsion që bëhet në të dyja shtete shqipfolëse"."Fajtore për këtë është edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë, të cilat çuditërisht po injorojnë faktet se krimi i organizuar po udhëheqin me të dyja shtetet, ndaj prokuroritë e të dyja vendeve tona duhet që të reagojë menjëherë e të zbardhin ndikimin e bizneseve kriminale në këto vendime të të dyja qeverive tona", tha Ramadan Maloku për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)