Winfrey "aktivisht mendon" që të garojë për president - Lajme - Kosova Sot
Winfrey "aktivisht mendon" qė tė garojė pėr president

Winfrey "aktivisht mendon" qė tė garojė pėr president

KISHTE MBËSHTETUR HILLARY CLINTON-IN NË VITIN 2016

Fama dhe pasuria mund ta bëjnë Oprah-n një kandidat serioz të Partisë Demokratike

Dy miq të Oprah Winfrey-t, të cilët kanë kërkuar që të flasin në kushte anonimiteti, thonë se ka shumë njerëz që e nxisin atë të garojë për president

Oprah Winfrey mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm të shtunën mbrëmje, me rastin e ndarjes së çmimeve filmike "Globi i Artë", gjë që e vuri atë edhe një herë në qendër të vëmendjes. Debati u zgjerua duke përfshirë edhe zërat se Oprah planifikon që të garojë për president në garën e vitit 2020. Të paktën dy burime të përafërta me Oprah kanë bërë të ditur se ajo mendon seriozisht që të garojë për president. Njëri prej burimeve bëri me dije se këto llafe ka muaj që zhvillohen. Ai tha se, përkundër të gjithave, Oprah ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në këtë drejtim. 

Gara demokratike do të fillojë zyrtarisht deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018

Në anën tjetër, një përfaqësues i Winfrey-t nuk ka pranuar që të bëjë ndonjë koment. Gara demokratike për president nuk do të fillojë zyrtarisht deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018, por shumë kandidatë potencialë tanimë janë duke bërë përgatitjet fillestare. Përndryshe, Oprah Winfrey u bë zezakja e parë që mori shpërblimin "Cecil B. DeMille" në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globi i Artë. Pjesa kryesore e fjalimit të saj, të mbajtur me këtë rast, ishte lëvizja "#MeToo". Por, mesazhi i saj shpresëdhënës - "Një ditë e re është në horizont" - mund të konsiderohet si thirrje për kampanjë. Sikur që kanë theksuar disa strategë politikë vitin e kaluar, fama dhe pasuria mund ta bëjnë Oprah-n një kandidat serioz të Partisë demokratike. Por, insajderët kanë dyshime dhe thonë se ka pak gjasa që amerikanët, dy herë radhazi, do të vendosin që ta zgjedhin për president një yll TV.

'Gara presidenciale' është një mundësi reale

Pas fjalimit të lartpërmendur, partneri i kamotshëm i Winfrey't, Stedman Graham, është cituar duke thënë se 'gara presidenciale' është një mundësi reale. Winfrey kishte bërë kampanjë për Barack Obaman në vitin 2008 dhe kishte mbështetur Hillary Clintonin në vitin 2016. Ajo kishte mbështetur fuqishëm mundësinë që në krye të SHBAsë të vijë një femër. Meqë kjo ende nuk ndodhi, atëherë angazhimi i saj në këtë drejtim duket më se i besueshëm. 

(Kosova Sot) 

9 orë e 51 minuta më parë
23/02/18