Dramë: Kryeministrja serbe bie në gjunjë duke vajtuar mbi varrin e Ivanoviqit (FOTO)

  • 18 January 2018 - 18:25
Dramë: Kryeministrja serbe bie në gjunjë duke vajtuar mbi varrin e Ivanoviqit (FOTO)

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq sot ishte në mesin qytetarëve të cilët kanë bërë homazhet e tyre dhe ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e varrimit të Oliver Ivanoviq, në varret e qytetarëve meritorë në Beograd.

Brnabiq, pasi i shprehi ngushëllime familjarëve të Ivanoviq, u ulë afër varrit dhe filloi të qajë edhe vetë.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e të martës para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. Autoritetet kosovare kanë filluar hetimet për ta zbardhur vrasjen e politikanit serb, ndërsa, sipas deklaratës së presidentit serb, Aleksander Vuciq, edhe Serbia po kërkon të përfshihet në hetime.

Më poshtë gjeni fotografitë e kryeministres serbe pranë funeralit të Ivanoviqit:

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)