Haradinaj viziton KEK-un, takon menaxhmentin e korporatës

  • 22 January 2018 - 17:03
Haradinaj viziton KEK-un, takon menaxhmentin e korporatës

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës ka vizituar KEK-un, me ç’rast ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e kësaj korporate.

Haradinaj deklaroi se 85% e nevojave të Kosovës për energji po përmbushen aktualisht nga KEK-u dhe se është duke u punuar në përmirësimin e situatës në konsultim me KEDS-in, për t’i shmangur reduktimet.

Ai tha se ka nevojë për investime në rrjet dhe se situata është duke u monitoruar vazhdimisht.

Drejtori i KEK-ut, Arben Xhukaj, falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij në tejkalimin e situatës në Hade dhe Shipitulle si dhe e njoftoi për procesin e mihjeve në këto lokacione.

(Kosova Sot)