Gjendja shëndetësore e Mustafës po shkon duke u përmirësuar - Lajme - Kosova Sot
Gjendja shėndetėsore e Mustafės po shkon duke u pėrmirėsuar

Gjendja shėndetėsore e Mustafės po shkon duke u pėrmirėsuar

Janë bërë disa ditë qëkur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është dërguar për trajtim në një qendër rehabilituese në Gjermani, për shkak të disa problemeve shëndetësore që pati.

Ai shkoi në Gjermani më 15 janar të këtij viti, derisa kohë pas kohe paraqitej përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

Sot shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar se si është gjendja shëndetësore e Mustafës, pas pothuajse një muaji trajtim.

“Sa i përket shëndetit të Isa Mustafës, ai po përmirësohet dhe presim që shpejt të kthehet në Prishtinë te familja dhe të kthehet në aktivitetet e tij”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot)

5 orë e 53 minuta më parë
21/02/18