Lista Serbe tregon qëndrimin e saj për Demarkacionin

  • 19 February 2018 - 11:18
Lista Serbe tregon qëndrimin e saj për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës e ka hallin të kalimi i aneks-marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por votat e Listës Serbe ende nuk i ka siguruar.

Madje, këto vota mund të kushtëzohen me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Se për Listën Serbe është prioritet Asociacioni e jo Demarkacioni e ka thënë edhe deputeti i kësaj partie, Igor Simiq.

“Për Listën Serbe prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe jo çështja e ndarjes së Prishtinës me Malin e Zi”, ka thënë Simiq.

“Demarkacioni ka rëndësi për shqiptarët në Kosovë, por për serbët është më e rëndësishme të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të përmirësohet pozicioni i serbëve në Kosovë”.

(Kosova Sot)