Nervozohet Lutfi Haziri: Votojeni atë farë demarkacioni

  • 23 February 2018 - 11:01
Nervozohet Lutfi Haziri: Votojeni atë farë demarkacioni

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se dita e sotme duhet të shërbejë që të kthjellohen të gjithë.

“Dita e sotme le t’na kthjellon të gjithëve. LDK po e ndihmon nxjerrjen e Kosovës nga izolimi, duke mos mbajtur asnjë inat politik. Duhet lënë egot dhe mendoni për njerëzit e Kosovës. Votojeni atë far ligji e ta mbyllim problemin e parë sepse Kosova po pret zgjidhjen edhe të 999 problemeve tjera.Pa nënshtrim, por të mos marrim pozita dogmate politike. Koha me e lanë egon e nihilizmin te shpija. Sot vyen reflektim dhe racionalitet”, ka shkruar Haziri. 

(Kosova Sot)