Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, sheshohen godinat

  • 24 April 2018 - 12:07
Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, sheshohen godinat

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë juglindore gjatë orëve të para të ditës së sotme

Mësohet së tërmeti goditi zonën e Adiyamanit në kufi me Sirinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa janë plagosur 13 persona.

Ai kishte një fuqi 5.1 të shkallës richter dhe ndodhi në një thellësi 10 kilometra.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, por tërmeti ka shkaktuar shkatërrimin e disa ndërtesave duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.

(Kosova Sot)