Burgim i përjetshëm për shpikësin danez, masakroi gazetaren suedeze

  • 25 April 2018 - 16:47
Burgim i përjetshëm për shpikësin danez, masakroi gazetaren suedeze

Peter Madsen, shpikësi danez, i akuzuar për vrasjen e një gazetareje, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngajrja ka ndodhur më 21 gusht të vitit të kaluar, ndërsa vendimi është dhënë sot.

Madsen akuzohet për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, 11 ditë pasi e kishte intervistuar në bordin e një mjeti lundrues të prodhuar prej tij. Pjesë të trupit të gazetares u gjetën të hedhura në det.

Prokurorët thanë gjatë gjykimit në një gjykatë të Kopenhagenit se Madsen kishte planifikuar ta vriste gazetaren 30-vjeçare, ose duke e mbytur, ose duke i prerë fytin.

Wall po studionte një histori mbi shpikjen e Madsenit. Ajo u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit, kur u largua së bashku me të në nëndetësen 40-tonëshe “UC3 Nautilus”.

I dashuri i saj ngriti alarmin ditën tjetër, kur pa që ajo nuk ishte kthyer në shtëpi pas këtij udhëtimi.
Madsen u shpëtua në det të hapur, pasi nëndetësja e tij u mbyt në të njëjtën ditë.
Policia beson se ai e ka fundosur qëllimisht mjetin lundrues.

Trupi i gjymtuar i Wall u spikat nga çiklistë rastësorë më 21 gusht, ndërsa koka e saj, gjymtyrët dhe veshjet, që ishin vendosur në disa çanta me peshë të rëndë, nuk u zbuluan nga palombarët e forcave policore deri më 6 tetor.

Pas arrestimit të tij, rrëfimi i Madsenit mbi atë se çfarë ndodhi në bordin e nëndetëses së tij ndryshoi disa herë.

 

(Kosova Sot)