Njëri prej të lënduarve nga shpërthimi në Miradi i nënshtrohet operacionit

  • 25 May 2018 - 17:05
Njëri prej të lënduarve nga shpërthimi në Miradi i nënshtrohet operacionit

Njëri prej katër të lënduarve nga shpërthimi në depon e naftës në Fushë Kosovë është në gjendje më të rëndë shëndetësore. 

Ai aktualisht është futur në sallën e operacionit në QKUK.

Ky, sikurse tre të lënduarit tjerë janë punonjës të deponisë së naftës e cila morri flakë të premten. 

Shpërthimi në fjalë ka ndodhur rreth orës 14:00 në një nga rezervuarët deponisë të derivateve në fshatin Miradi të Fushë Kosovës. 

 

 

(Kosova Sot)