Kujdes me Asociacionin, të jetë brenda strukturave të shtetit

  • 16 July 2018 - 16:04
Kujdes me Asociacionin, të jetë brenda strukturave të shtetit
Aambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, thotë se është esenciale të rifillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si një rrugë para, për përparimin e të dy vendeve. "Udhëheqja e politikës së jashtme të një shteti duhet të ketë pikënisje gjithmonë Kushtetutën e vendit, e Kushtetuta e Kosovës thotë se presidenti është lideri që duhet ta bëjë atë", thotë ai. Ambasadori norvegjez në një intervistë për media ka folur për situatën politike në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe liberalizmin e vizave. Sipas tij, palët në dialog duhet të shmangin llojin e sjelljes që është provokuese dhe se kjo përgjegjësi i takon Beogradit dhe Kosovës, ngase ndryshe shanset për arritjen e marrëveshjes finale do të jenë më të vogla sesa mund të kishin qenë më parë.

(Kosova Sot)