Papa e puthi në kokë 1-vjeçaren me tumor në tru, pastaj ndodhi kjo

  • 20 August 2018 - 08:44
Papa e puthi në kokë 1-vjeçaren me tumor në tru, pastaj ndodhi kjo

Në vitin 2015, një fotografi kishte bërë xhiron e botës.

Papa po e puthte një vajzë në kokë. Vajza, në fakt, quhet Gianna Masciantonio që në atë kohë ishte 1 vjeçe dhe po luftonte me tumorin në tru.

4 javë pas lindjes mjekët i treguan për tumorin e saj të rëndë dhe prindërit filluan të përgatiten për funeralin e saj. Tash, 3 vjet më vonë, tumori i saj është zhdukur plotësisht.

Së fundi, prindërit e saj i dhuruan donacion 50,000 dollarë një spitali nga fondacioni i saj.

2 muaj pas puthjes së Papës, prindërit e Giannës morën thirjen e mrekullisë, ku doktoresha i lajmëroi se pas disa analizave kanë parë diçka të çuditshme, sjellje jo të zakonshme të qelizave.

Më pas u kuptua se ajo nuk kishte tumor në tru, por një lloj tjetër të rrallë që ishte i shërueshëm.

Pas 15 muajsh të terapive intensive, ajo u shërua plotësisht.

Sot, ajo po bëhet gati për të shkuar në çerdhe!
 



(Kosova Sot)