Vlorë, gjendet një person i vdekur në hyrje të spitalit të qytetit

  • 18 September 2018 - 18:47
Vlorë, gjendet një person i vdekur në hyrje të spitalit të qytetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Vlorës, ku një person është gjetur i pajetë në hyrje të spitalit të qytetit.

Viktima është Flamur Velaj, 40 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, viktima ka rënë nga skela gjatë punës dhe më pas është transportuar në dyert e spitalit e është lënë aty.

Policia ka nisur hetimet dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar personat që e kanë sjellë 40 vjeçarin të vdekur.


 

(Kosova Sot)