PRETENI: GJYQËSORI PO I PRANON PRIVILEGJET FINANCIARE QË PO I OFRON QEVERIA E PASTAJ "NORMALISHT" QË NUK DO TË KUNDËRSHTOJNË QEVERINË

  • 20 September 2018 - 18:14
PRETENI: GJYQËSORI PO I PRANON PRIVILEGJET FINANCIARE QË PO I OFRON QEVERIA E PASTAJ

Eksperti i kësaj fushe, Hasan Preteni, thekson se nuk e tha ambasadori këtë për herë të parë se e ka thënë shumë shpesh edhe në organizime të ndryshme, por nuk ka shkuar mesazhi atje ku duhet dhe nuk është materializuar as zotimi si duhet e sa duhet. Sipas Pretenit, tri pushtetet, edhe pse të ndara dhe mirë të përkufizuara në teori, nuk funksionojnë në praktikë. "Secili prej titullarëve punon ashtu siç ja merr mendja. Qeveria nuk i do bisedat në Bruksel, kurse në anën tjetër kërkon që prokurorët t'i raportojnë për punën e tyre, Kuvendi merret me çështje ekzekutive, kurse Gjyqësori si të dëshirojnë këto dy të parat. Nuk ka pavarësi në veprim. Kemi titullar të shantazhuar dhe joprofesional", u shpreh ai."Pavarësia nënkuptohet se si të veprojë secili prej tyre ashtu siç dëshiron. Pavarësia nënkupton pavarësi nga ndikimet nga jashtë dhe kjo duhet të ngulfatet në kokat e titullarëve të institucioneve shtetërore. Nëse nuk luftoni për të qenë të pa varur edhe nuk do të jeni të tillë. Gjyqësori po i pranon privilegjet financiare që po i ofron qeveria e pastaj "normalisht" që nuk do të kundërshtojnë Qeverinë, nëse diçka kërkohet nga ata. Rastet e ndërhyrjes në mes të pushteteve është përditshmëri dhe praktikë jo ligjorë. Kosova ka nevojë për pastrim mendësie", vijoi më tej Preteni. "Disa nga titullarët e institucioneve kanë ushtruar detyra të ndryshme në institucione të ndryshme, kështu që me kalimin nga një institucion në institucionin tjetër nuk po e ndërrojnë edhe mendësinë. Komandanti komandon në ushtri, por me të njëjtën metodë nuk mund t'i udhëheqë edhe institucionet tjera. Nuk janë të gjithë për të gjitha punët, këta bëjnë sikur i dinë të gjitha, e kjo është e pamundur. Imitimi i Qerqilit nuk mund të kalojë!", tha ai për "Kosova Sot"

 

(Kosova Sot)