LDK sapo mori këtë vendim për dialogun!

  • 24 September 2018 - 16:58
LDK sapo mori këtë vendim për dialogun!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka mbledhur Kryesinë e saj.

Kjo parti përmes një njoftimi të lëshuar për media ka bërë të ditur se kreu i partisë, Isa Mustafa pas takimit që pati me Grupin Parlamentar ka takuar edhe Kryesinë.

Në këtë takim është marrë vendim që të formohet një grup punues për Platformën e dialogut.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, me ç’rast u diskutua për gjetjen e një rruge të përbashkët për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.

Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punes për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog.

Poashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.

LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës.

 

(Kosova Sot)