20-vjeçari i vë tritolin shtyllës së tensionit në Kalimash

  • 24 September 2018 - 17:37
20-vjeçari i vë tritolin shtyllës së tensionit në Kalimash

Një 20-vjecar u arrestua nga Policia e Kukësit pasi akuzohet se i ka vënë tritolin një shtylle tensioni.

Feim Lugja me banim në Kalimash, ditën e djeshme më 23 shtatir, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Policia thotë se materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

(Kosova Sot)