BADALLAJ: ÇMENDURIA E KËTIJ MATRAPAZI TË BROJËS, HASHIM THAÇI, NUK KA KUFI

  • 25 September 2018 - 13:25
BADALLAJ: ÇMENDURIA E KËTIJ MATRAPAZI TË BROJËS, HASHIM THAÇI, NUK KA KUFI
Sipas analistit politik Reshat Badallaj, kjo që po ndodh me Hashim Thaçin në këto bisedime është një çmenduri e llojit të vet, por që nuk duhet të lejohet të ndalohet. "Më besoni se çmenduria e këtij matrapazi të Brojës, Hashim Thaçi, që po i thonë president i vendit, nuk ka kufi, se një shpirtshitur i këtij soji t'i japë Serbisë fashiste 1/3 e vendit vetëm e vetëm për interesa personale, më konkretisht se u ka hyrë frika nga Gjykata Speciale dhe me atë ditë merr fund karriera e tij dredharake, pra për të shpëtuar lëkurën e tij. Ky është në zor të madh se e kanë nuhatur nga sahanlëpirësit e tij se me gjasë se do të fillojë punën Gjykata Speciale, andaj ky dilenxhi ngutet për dialogun me hile që miku i tij Aleksandër Vuçiqi të shpëtojë nga litari, pra të heqin dorë nga aktakuza, duke harruar se ky matrapaz ka një sërë veprash kriminale", u shpreh ai. "Vetëm për interesa vetjake të tij, për ndryshe po të shikonte ky matrapaz interesin shtetëror përse kurrë nuk kërkoi dëmet e luftës që Serbia fashiste ka bërë në Kosovë, që nuk janë më pak se 22 miliardë dollarë. Argati serb, Hashim Thaçi, tashmë nuk mund t´i fshehë dallaveret dhe tradhtinë karshi Kosovës me fjalën korrigjim kufijsh se faktori ndërkombëtar, shtetet e fuqishme të botës, njëkohësisht miqtë tanë, e kanë vërejtur me kohë këtë hile, këtë truk dhe këtë tradhti. Më në fund u zbuluan edhe harta të Kosovës se si mendojnë këta banditë ta copëtojnë Kosovën për interesa të tyre personale dhe ne me kohë kemi thënë se qëllimi i Serbisë fashiste është që ta marrë Mitrovicën, pra ta marrë 'Trepçën' pastaj Ujmanin dhe ishim të bindur se Hashimi i Brojës gënjen paturpësisht se Kosova nuk jep asnjë pëllëmbë tokë", tha Badallaj për "Kosova Sot".