S'ka takim Thaçi -Trump, por vetëm fotografi nga pritja për liderët botërorë

  • 26 September 2018 - 13:52
S'ka takim Thaçi -Trump, por vetëm fotografi nga pritja për liderët botërorë

Presidenti Hashim Thaçi ka realizuar sot një foto me presidentin amerikan, Donald Trump. Thaçi nuk ka pasur takim me Trumpin, ndërsa me Zonjën e Para, siç e do tradita, kanë pasur rastin të shkrepin fotografi me çiftin Trump.

Presidenti Thaçi po qëndron në Nju jork bnë kuadër të punimeve për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë ditës së sotme, Thaçi është fotografuar me Presidentin Trump.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Shefi i shtetit nuk e dinte nëse do t’i konfirmohej takimi që ai e dëshironte me Trumpin. Mbishkrimi i shkurtër në fotografinë që Thaçi e publikoi tregon se ai nuk ka realizuar një takim me të parin e Amerikës.

 

(Kosova Sot)