UP-ja vendos për studimet e doktoratës dhe plotësimin e vendeve të lira në Master dhe Bachelor

  • 15 October 2018 - 11:18
UP-ja vendos për studimet e doktoratës dhe plotësimin e vendeve të lira në Master dhe Bachelor

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për shpalljen e konkursit për studimet e doktoratës për vitin akademik 2018/19.

Në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendimit për shpalljen e konkursit plotësues për vendet e paplotësuara në nivelin e studimeve Master për vitin akademik 2018/19.

Senati ka trajtuar edhe temën e zëvendësimit të kandidatëve në nivelin Bachelor, të cilët janë tërhequr nga studimet.

Ky trup ka marrë vendim që vendet të cilat kanë mbetur të lira të zëvendësohen me kandidatë nga lista sipas renditjes së pikëve.



(Kosova Sot)