Pas gëzimit për fejesën e djalit, Berisha tregon festën e madhe që kanë sot: Më keni dhuruar një udhëtim mahnitës…

  • 15 October 2018 - 14:56
Pas gëzimit për fejesën e djalit, Berisha tregon festën e madhe që kanë sot: Më keni dhuruar një udhëtim mahnitës…

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha feston përvjetorin e tij të lindjes. Në një postim të bërë në Facebook, ai ka treguar se sot mbush 74 vjeç.

“Sot dita e te gjitha diteve te mia, 74 vjetori i lindjes!  Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar! Sb”, ka shkruar ai bashkangjitur kësaj fotoje ku shihet në krah të bashkëshortes së tij, Liri Berishës.

Ndërkohë një ditë më parë, është celebruar edhe fejesa e Shkëlzenit dhe Arminës. Vetë Armina ka ndarë më fansat e saj disa nga momentet më të veçanta nga festa, por nuk ka treguar se cilët kanë qenë të ftuarit. 
 




(Kosova Sot)