Rruga magjistrale pranë fshatit, rrugë e vdekjes

  • 15 October 2018 - 17:36
Rruga magjistrale pranë fshatit, rrugë e vdekjes

Shoferët e pandërgjegjshëm zhvillojnë shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, edhe pse aty është e paraparë vetëm 50 km.

Mehmet Thaçi, duke folur për gazetën "Kosova Sot", tregon se kjo rrugë ose segmenti i rrugës nga hyrja në fshatin Landovicë deri në dalje ka tri korsi. Mirëpo, fakti se dy korsi kanë të bëjnë me drejtimin Gjakovë -Prizren, shumë shoferë aty po zhvillojnë shpejtësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e këtyre banorëve.

Banorë të Landovicës që nga pas lufta patën organizuar disa herë protesta për shkak të deponisë rajonale dhe dëmet që tashmë këta banorë i kanë nga ajo deponi. Mirëpo, tani e pesë vjet ata janë duke u përballur me një problem tjetër të rëndë, me rrugën magjistrale që kalon pranë këtij fshati. Ndodhin shumë fatkeqësi në komunikacion Aty shoferët e pandërgjegjshëm zhvillojnë shpejtësi tepër të madhe deri në 120 kilometra në orë, edhe pse aty është e paraparë vetëm 50 km. Mirëpo, tashmë ai segment është shndërruar në segment të rrugës së vdekjes. Prandaj, ka shumë fatkeqësi komunikacion edhe me humbe jetësh. Banorë të shumtë të fshatit Landovicë, si: Kujtim Morina, Mehmet Thaçi, Hilmi Kalimashi e shumë të tjerë ankohen në neglizhencën e zyrtarëve komunalë dhe atyre qendrorë që nuk po ndërmarrin masa për të parandaluar aksidentet e shumta që po ndodhin në këtë segment rrugor,ku ka raste që qytetarët kanë humbur dhe jetën nga moskujdesi i shoferëve, të cilët ngasin automjetet e tyre pa menduar se mund të marrin jetën e ndonjë personi të pafajshëm. Mehmet Thaçi, duke folur për gazetën "Kosova Sot", tregon se kjo rrugë ose segmenti i rrugës nga hyrja në fshatin Landovicë deri në dalje ka tri korsi. Mirëpo,fakti se dy korsi kanë të bëjnë me drejtimin Gjakovë -Prizren,shumë shoferë aty po zhvillojnë shpejtësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e këtyre banorëve. Brengos fakti se në rrugë tashëm po mungojnë edhe shenjëzimet, kurse nevoja është që në ato rrugë të vendosen në tokë shenja me ngjyra ku shënohet shpejtësia e kufizuar në 50 km. Përndryshe, nëse aty nuk do të vendosen ndonjë pengesë në rrugë, 'policë të shtrirë' ,shenjëzime të shpeshta, ajo rrugë vërtet tashmë do të jetë rrugë e vdekjes. Lidhur me këtë drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tregon se kujdesi i policisë rrugore pas ankesave të disa banorëve të atij fshati shpesh qëndron aty, dhe marrin masat përkatëse, por aty Ministria përkatëse duhet të ndërmarrë masat shtesë, që ajo rrugë të mos e marrë epitetin rruga e vdekjes. Banorët kanosin se do të bllokojnë rrugën Selim Morina,banor i këtij fshati, pohon se banorët e fshatit që moti kanë ankesa të mëdha në drejtim të shpejtësisë së madhe që shoferët e krijojnë në këtë segment, pasi ky segment për qëllim të lehtësisë së qarkullimit është bërë rrugë me tri korsi, por shumë shoferë të pandërgjegjshëm këtë po e keqpërdorin duke rrezikuar çdo minutë jetën e këtyre banorëve. Mirëpo, këta banorë, tashëm duke parë rrezikun e madh dhe kaq të shpeshtë, nëse nuk ndërmerret ndonjë aktivitet i Qeverisë, ata pohojnë se do të bllokojnë këtë rrugë, ngase tashmë ai segment është shndërruar në segment te vdekjes. Ata kërkojnë që aty të vendosen ndalesa për kundër shpejtësisë, sepse deri më tani ka shumë të vdekur në këtë pjesë të rrugës. 

(Kosova Sot)