Policia apel mediave: Kujdes me informacionet për operacionin në Has, rrezikoni efektivët

  • 19 October 2018 - 17:30
Policia apel mediave: Kujdes me informacionet për operacionin në Has, rrezikoni efektivët

Gjatë ditës së sotme u publikua zbulimi i një laboratori droge në Has.

Shumë portale dhe media kanë publikuar detaje nga ky operacion, të cilat nuk janë konfirmuar ende nga policia për arsye se operacioni është ende në vazhdim. Një njoftim i tillë është bërë nga Policia e Shtetit, e cila bën apel që mediat të jenë më të kujdesshme me dhënien e detajeve apo informacione pasi operacioni ende nuk ka përfunduar dhe gjithashtu cënohet siguria e efektiveve të Policisë të përfshirë në aksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime.

Siç kemi njoftuar me heret, ne  ditet ne vijim,  Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.

 

(Kosova Sot)