Reforma e domosdoshme

  • 19 October 2018 - 18:01
Reforma e domosdoshme

Dekriminalizim dhe VETING i thellë në Policinë e Kosovës duhet të aplikohet pa vonesë edhe sipas analistit Hidajet Ahmeti. "Është imperativ i kohës që të ndodhë dekriminalizimi në Policinë e Kosovës, pasi institucionet e sigurisë duhet të jenë shembull dhe pasqyrë e funksionimit të shtetit. Nuk duhet të veprohet vetëm për simbolikën e veprimeve institucionale, por duhet të veprohet përmbajtësisht", u shpreh ai. "Nuk duhet që institucionet e sigurisë të instalojnë frymën e pasigurisë, krimit, korrupsionit, por duhet të dëshmojnë mandatin kushtetues e ligjor. Kjo frymë nuk është duke u implementuar në Policinë e Kosovës dhe si pasojë e kësaj është shpërfaqur dyshimi në opinionin publik dhe njëkohësisht janë ngjallur reagimet për rastin eklatant të policit serb. Përveçqë është nevojë e procesit të Vetting-ut në Policinë e Kosovës, është bërë domosdoshmëri që një proces i tillë të ndodhë. Vetëm në këtë mënyrë institucioni i Policisë së Kosovës mund ta kthejë besimin qytetar", tha Ahmeti për "Kosova Sot". 

 

(Kosova Sot)