Zyrtarizohet paraburgimi për Zëvendësministrin e Ramush Haradinajt

  • 21 October 2018 - 17:58
Zyrtarizohet paraburgimi për Zëvendësministrin e Ramush Haradinajt

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cënës dhe dy të dyshuarve të tjerë për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjykata Themelore e Prishtinës do t’i caktojë 30 ditë paraburgim zëvendësministrit të arrestuar për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës së tij zyrtare.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur në favor të kërkesës së Prokurore Themelore, e cila ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin e Qeverisë dhe dy personave të tjerë.  

Cena u arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se kishte marrë ryshfet dhe keqpërdorur pozitën zyrtare. Ramush Haradinaj ende nuk e ka shkarkuar derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës s’ka lëshuar asnjë reagim.

Bashkë me Zëvendësministrin janë arrestuar edhe Nysret Shala zyrtar në Komunën e Rahovecit, dhe Hazer Shehu, pronar i një kompanie private.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka shkarkuar zyrtarin e zënë të zhytur në ryshfet. As AAK’ja e Ramush Haradinajt nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë skandal të zyrtarit të tyre.

(Kosova Sot)