Aksident në magjistralen Prishtinë - Pejë

  • 22 October 2018 - 09:46
Aksident në magjistralen Prishtinë - Pejë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, raporton Lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar kolona të gjata në këtë magjistrale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. 

(Kosova Sot)