Plasin të qeshurat në mbledhjen e qeverisë nga ky gjest i Haradinajt

  • 23 October 2018 - 18:52
Plasin të qeshurat në mbledhjen e qeverisë nga ky gjest i Haradinajt

Zëvendëskryeministri i integrimeve Evropiane, Lirak Çelaj, është shërbyer me ujë sot në mbledhjen e qeverisë, nga kryeministri Haradinaj.

Kjo për shkak se Çelaj fliste ngadalë dhe Haradinaj i ofron ujë që ta përfundonte më shpejtë fjalimin.

Pas kësaj, Çelaj e ka falënderuar Haradinaj duke i thënë se po mundohet të jetë më i shpejtë dhe se është në fund të fjalimit.

Të qeshurat nuk mungonin nga pjesëmarrësit e tjerë të asaj mbledhje.

 

 

(Kosova Sot)