Ferizaj: I mituri ia ngul thikën në shpinë një personi

  • 14 November 2018 - 10:46
Ferizaj: I mituri ia ngul thikën në shpinë një personi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Gaqkë të Ferizajt, pasi dyshohet se i njëjti gjatë një përleshje ka goditur një person tjetër me thikë.

Ngjarja ka ndodhur të martën, ku i dyshuari i mitur pas një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën e kishte goditur me një mjet të mprehtë (thikë) në shpinë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)